Zaev: Proceset duhet të vazhdojnë

Maqedonia

Zaev: Proceset duhet të vazhdojnë

Më: 21 mars 2017 Në ora: 19:43
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë të martën në Shkup se proceset politike në vend duhet të vazhdojnë dhe se çdo ditë e humbur është njëherësh edhe ditë e humbur për qytetarët e Maqedonisë.

Ai pas takimit me komisarin evropian Johanes Hahn, tha se janë marrë vesh që proceset duhet të vazhdojnë dhe të përshpejtohen.

“Porosit e Hanit dhe euro-deputetëve janë të qarta. U morëm vesh që proceset duhet të vazhdojnë dhe të përshpejtohen, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për qytetarët e Maqedonisë dhe për perspektivat euro-atlantike”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat