Incident në Shkup, 6 huliganë rrahin nxënësin shqiptar

Maqedonia

Incident në Shkup, 6 huliganë rrahin nxënësin shqiptar

Më: 22 mars 2017 Në ora: 23:44
Egzon Ajdini

Persona të panjohur kanë rrahur brutalisht në mbrëmje, Egzon Ajdinin 16 vjeçarin nga Kumanova, i cili po vijonte shkollimin e mesëm në një nga shkollat profesionale të Shkupit. Incidenti ka ndodhur derisa 16 vjeçari po priste autobusin për të udhëtuar për në shtëpi.

“Duke zbrit te shkolla e tyre përnjëherë më kanë sulmuar 6 veta. Më kanë goditur me boksa, shkelma…Po jam i frikësuar, nuk është gjendje e mirë. Nesër do të shkoj në shkollë, me veturë me babin”, ka thënë për TV21,  Egzon Ajdini.

Babai i Egzon Ajdini, Ismeti është i frikësuar për sigurinë e djalit të tij, dhe fton organet e rendit që t’i gjejnë sulmuesit.

“I kanë thënë që ti më në shkollë nuk do të vish. Ata janë të organizuar por do ta shohim me ndihmën e policisë do ta fitojmë sigurinë e nxënësve. Janë të ftuar dëshmitarët. Ndërsa kryerësit e veprës kanë ikur nga policia, pasi që policia ishte në 18:40 kur autobusi qarkullon për Kumanovë, kryerësit nuk ishin. Ata i kemi lajmëruar dhe nuk kanë ku të shkojnë”, tha Ismet Ajdini.

Ministria e policisë konfirmon rastin e sulmit, dhe se po e heton ngjarjen ku pësoi lëndime djaloshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat