Takim vjetor i koordinatorëve të frankofonisë nga rajon

Maqedonia

Takim vjetor i koordinatorëve të frankofonisë nga rajon

Më: 23 mars 2017 Në ora: 08:50
Frankofonia ne Maqedoni

Takim vjetor i koordinatorëve kombëtar të Frankofonisë nga rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore, sot do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në suaza të shënimit të ‘Muajit të frankofonisë’.

Në takim, siç u paralajmërua, do të marrin pjesë përfaqësues qeveritar të Frankofonisë nga Maqedonia, Bullgaria, Armenia, Moldavia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga ministritë e këtyre shteteve.

Ata, siç është paralajmëruar, do të bisedojnë për aktivitetet, e cila parashikon intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Maqedonia nga viti 2006 është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, organizatë të cilën bëjnë pjesë 84 shtete dhe qeveri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat