VMRO: Platforma e Tiranës është antikushtetuese dhe pranimi i saj zhyt Maqedoninë në procesin e federalizimin

Maqedonia

VMRO: Platforma e Tiranës është antikushtetuese dhe pranimi i saj zhyt Maqedoninë në procesin e federalizimin

Më: 24 mars 2017 Në ora: 12:59
VMRO

VMRO-ja ka përsëritur edhe një herë se këmbëngul për zgjedhjet e reja parlamentare, me arsyetimin që vendi ka nevojë që të shpëtojë nga Deklarata e Tiranës dhe nga gënjeshtrat e Zoran Zaevit.

Nga kjo parti thonë se platforma e Tiranës është antikushtetuese dhe pranimi i saj zhyt Maqedoninë në procesin e federalizimin. Kjo platformë nga Tirana ka për qëllim për të shkatërruar Maqedoninë dhe ta shëndërojë nga shumetnike në një shtet binacional.

"Ne me gjithë energjinë tonë e kundërshtojmë Deklaratën e Tiranës pasi mendojmë se është kushtëzim klasik por edhe rrezik për interesat nacionale të shtetit.

Ne nuk pranuam këtë kombinim për qeverinë e ardhshme pasi nuk duam që shteti të humb vlerën e bashkimit dhe unitetit të shtetit.", thuhet në deklaratën e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat