Kur politika është e nxehtë, ”digjet” vetëm populli

Maqedonia

Kur politika është e nxehtë, ”digjet” vetëm populli

Më: 27 mars 2017 Në ora: 10:02
Ilustrim

Maqedonia pati zgjedhje më 11 dhjetor të cilat u menduan se do të nxjerrin vendin nga kriza e rëndë politike që nisi nga viti 2014 dhe u pasua nga lëshimi në eter i ”bombave” të opozitës të cilët ndryshuan kahjen e politikës në Maqedoni dhe nxitën reagimin e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar në vend.

Gjatë vitit 2016 pati disa tentativa për të mbajtur zgjedhje të parakohshme por pati sukses vetëm tentativa e 11 dhjetorit, që ishte rezultat i marrëveshjes së Përzhinos.

Zgjedhjet sollën rezultate të reja në Kuvend por jo edhe zgjidhje. LSDM fitoi 49 deputetë, OBRM-PDUKM fitoi 51 deputetë, BDI 10 deputetë, PDSH 2, Lëvizja Besa 5 dhe Aleanca për shqiptarët mori 3 deputetë.

Pas rezultatit të zgjedhjeve pati edhe seancë konstituive në Kuvendin e Maqedonisë më 30 dhjetor ku u verifikuan mandatet e të zgjedhurve tanë dhe të njejtët janë duke pushuar në shtëpi prej asaj dite e deri sot.

Partitë shqiptare, si asnjëherë më parë ranë ujdi që të bëjnë një Deklaratë të përbashkët ku përfshiheshin të gjithë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Kjo deklaratë sot është arsye që OBRM-PDUKM të bëjë politikë dhe të keqpërdor atë duke e quajtur si dokument nga një shtet tjetër.

Të njejtën kartë e luajti edhe kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov që penalizoi të drejtën kushtetuese që mandatin ta merr LSDM, pasi partia që atë e solli në vendin e kryetarit të shtetit, dështoi që të bëjë koalicion të ri qeverisës.

Partitë politike për një javë janë ndalur tek komisioni për emërime dhe zgjedhje në Kuvendin e Maqedonisë, ku deri tani kanë zgjedhur vetëm kryetarin, Ilija Dimovski, deputet i partisë së Gruevskit.

Ky komision duhet të zgjedh edhe kandidatët për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Pritet këtë javë të ndodh kjo.

Kriza politike dhe ”konfliktet” në distancë në mes partive e ”vrasin” vetëm të ardhmen e vendit.

Vonesat e partive politike dhe zgjidhjes së krizës kanë ndikuar që edhe pushteti lokal të mbetet pa mandat dhe pa fuqi ekzekutive.

Ekspertët e ekonomisë në vend thonë se kriza politike ka ”djegur” ambiciet e secilit për të punuar në ekonomi dhe për të zhvilluar tregun në vend dhe për të ndihmuar që përfundimisht qytetarët të merren me punën që bëjnë e jo me politike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat