Zaev akuzon Ivanovin për grushtshtet

Maqedonia

Zaev akuzon Ivanovin për grushtshtet

Më: 27 mars 2017 Në ora: 20:32
Zaev-Ivanov

Të pengohet formimi i qeverisë dhe të mos lejohet kalim i shpejtë dhe i qetë i pushtetit paraqet grushtet

Lideri i socialdemokratëve në intervistën e djeshme për Kanal 5 theksoi se kryetari i vendit Gjorgje Ivanov është pengesa kryesore për zgjidhjen e krizës në vend. Sipas tij, injorimi i Ivanovit do të ishte një praktikë jo e mirë dhe për këtë arsye kërkojnë që proceset të lëvizin përmes një rruge të qetë.

“Ne promovuam program për qeverisjen e ardhshme dhe me këtë gjithçka tjetër lamë anash. Edhe programe partiake, edhe platforma, edhe deklarata. Njëkohësisht shkojmë në Kuvend. Kryetari i ri i Kuvendit do t’i dërgojë letër zotit Ivanov me anë të së cilës do ta informojë se kjo shumicë meriton t’i jepet mandati dhe se afati për këtë gjë skadon për 10 ditë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM.

Sipas ish ambasadorit të Maqedonisë në NATO dhe profesorit universitar Nano Ruzhin, qëndrimet e Zaevit janë me vend sepse muajt e fundit, edhe në sytë e Brukselit Ivanov paraqitet si faktor kryesor i destabilizimit të Maqedonisë.

“Është fakt se vendimi i Ivanovit, i cili, të mos harrojmë, nuk është vetëm vendim i tij personal, por pas tij qëndron inxhinieringu i VMRO-DPMNE-së pas të cilit qëndron Nikolla Gruevski, paraqet shkelje të rëndë të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë”, tha Ruzhin.

Në intervistë, Zaev theksoi se do të bëjë gjithçka që është në fuqi të tij që nervozizmin nga rrugët, i shkaktuar nga ngërçi politik, të mos shndërrohet në krizë ndëretnike e cila krizë do ta kthente vendin pas.

“Zoti mos dhashtë të ndodhë krizë ndëretnike apo intraetnike. Atëherë çfarë do të na duhej qeveria apo gjithçka tjetër? Këtë nuk duhet ta lejojmë dhe prandaj do të bëj gjithçka që është e nevojshme, askujt të mos i mungojë një fije floku”, shtoi Zaev.

Mes tjerash, Zaev publikisht e ftoi liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin në TV duel para të gjitha televizioneve nacionale për t’i hapur të gjitha çështjet në interes të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat