Bogoev: Mos u habitni nëse deputeti Dimitriev i parashtron pyetje kryeministrit Dimitriev

Maqedonia

Bogoev: Mos u habitni nëse deputeti Dimitriev i parashtron pyetje kryeministrit Dimitriev

Më: 28 mars 2017 Në ora: 15:41
Stefan Bogoev

Derisa mandati ishte te Gruevski nuk përmendej kurrfarë federalizimi dhe kantonizimi. Nga dita e parë që mandati nuk ishte në duart e tij, menjëherë filloi propaganda për "Platformën nga Tirana". Pastaj nisët të ndaloni bursat, subvencionet, të ktheni tarifën e shtrenjtë të rrymës, t'i bëni replika vetvetes”, tha deputeti i LSDM-së, Stefan Bogoev në seancën e sotme parlamentare.

Bogoev për këto vlerësime u thirr në hulumtimin e agjencisë së lajmeve META, e cila e ka analizuar çështjen e përmendjes së Deklaratës Shqiptare nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai tha se në këtë gjendje në Kuvend, nuk do të habitet nëse deputeti Emil Dimitriev do të dilte dhe nga foltorja do t'i parashtronte pyetje kryeministrit Emil Dimitriev.

Deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski iu përgjigj Bogoevit se agjencia META është "fake news". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat