Eksperti rus: Nëse Ivanovi nuk mandaton Zaevin, përfundimi mund të jetë shumë tragjik

Maqedonia

Eksperti rus: Nëse Ivanovi nuk mandaton Zaevin, përfundimi mund të jetë shumë tragjik

Nga: Fitim Dika Më: 28 mars 2017 Në ora: 19:39
Zoran Zaev

Situata në Maqedonia paraqitet veçanërisht e rrezikshme, mendon eksperti rus Pavel Kandel për mediat ruse.

“BE dhe SHBA i bëjnë presion presidentit Gjorge Ivanov për ta mandatuar si kryeministër liderin opozitar Zoran Zaev. Por presidenti heziton, edhe pse ai duhet të punojë sipas Kushtetutës,” thotë Kandel. Nëse Ivanov nuk do e mandatojë, atëherë mund të ketë përfundim “shumë tragjik”: “Situata në Maqedoni është vërtet shumë e paqetë.”

Maqedonia prej zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetori ka mbetur pa qeveri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat