Kaq deputetë në Maqedoni e përdorin rrjetin social Facebook

Maqedonia

Kaq deputetë në Maqedoni e përdorin rrjetin social Facebook

Më: 31 mars 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

110 nga gjithsej 120 deputetët e Parlamentit të Maqedonisë përdorin Facebook-un, tregon hulumtimi më i fundit i anketës në periudhën 29.03.2017.

Krahasuar me vitin 2009, kur për herë të parë është bërë kërkim i ngjashme, përqindja e deputetëve që përdorin rrjetin social Facebook është rritur për 60 përqind, gjegjësisht është rritur nga 35 në 110 deputetë.

Më shumë se 60 deputetë çdohherë në ditë ose disa herë në javë publikojnë përmbajtje në profilin e tyre në Facebook apo në faqen e tyre, kurse të tjerët e bëjnë atë herë pas here, ose vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Vetëm 12 deputetë kanë faqe të verifikuara, me çka kanë konfirmuar se ajo faqe është pjesë e personit autentik.

‘Është e qartë se deputetët e kanë parë të arsyeshme nevojën për praninë e tyre në rrjetet sociale. Tani është e rëndësishme që të përqëndrohen në cilësinë e pranisë, ose komunikimin e tyre të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje nga ana e deputetit’, thotë Bojan Kordalov, specialist në mediat e reja, i cili është edhe autor i këtij hulumtimi.

Si pjesë e rekomandimeve deri te legjislaturët dhe deputetët propozohet Parlamenti i Maqedonisë në faqen e saj, në pjesën e dedikuar për secilin deputet të shtojë një kontakt nga profili Facebook/i faqes së tyre, por edhe rrjeteve tjera sociale. Në këtë mënyrë, vlerëson Kordalov, qytetarët mund të kontaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë secilin deputet, të japin iniciativa, të propozojnë një akt ligjor, të bëjnë pyetje dhe të marrin një përgjigje si dhe për të krijuar komunikim të dyanshëm.

Për më tepër, rekomandohet që deputetët në mënyrë të qartë t’i bëjnë të ditur profilet e tyre zyrtare, faqet dhe kanalet e rrjeteve sociale, dhe çdo deputet të ketë ekipin e tij të veçantë që do të kujdeset për përditësimin e përmbajtjeve në rrjetet sociale, përfshirjen e qytetarëve përmes rrjeteve sociale në punën e Parlamentit të Maqedonisë, si dhe duke u kujdesur për shpejtësinë dhe cilësinë e përgjigjeve, komenteve dhe sugjerimeve, rekomandon Kordalov. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat