Zoran Zaev habit me deklaratë për gjuhën shqipe

Maqedonia

Zoran Zaev habit me deklaratë për gjuhën shqipe

Më: 1 prill 2017 Në ora: 20:02
Zoran Zaev

VMRO-DPMNE sot përsëri ka tentuar që të manipulojë lidhur me qëndrimet e LSDM-së dhe kreut të saj për deklaratën e platformës së partive shqiptare në Maqedoni, me ç’rast tha se Zoran Zaev kinse e paska pranuar përmbajtjen e saj.

Sipas asaj çka tha sot partia e Nikolla Gruevskit në një kumtesë Zaev kinse qenka deklaruar në favor të platformës për të bërë ndryshime të shumta, e madje deri tek federalizmi i Maqedonisë

“Për gjithë opinionin dihet e qartë se Zoran Zaev e LSDM pozitivisht u deklaruan për platformën dhe opinioni e sheh të qartë se si ata u deklaruan për dygjuhësinë dhe se Zaev është i gatshëm për debat lidhur me ndryshimin e emrit, flamurit dhe himnit. Qytetarët e kanë parë se si është dakorduar kantonizimi nga reformatorët për federalizim të cilët janë Zaev e Ziadin Sela,” shkruan VMRO-DPMNE.

Mirëpo akuzat e VMRO-DPMNE nuk qëndrojnë, sepse Zaev në mesin e muajit të kaluar, kur e shpalosi para gazetarëve propozimin e programint të tij për qeverinë në pritje, publikisht tha se platforma nuk zë vend në të. Ai madje edhe për gjuhën shqipe paralajmëroi se do të propozojë përparim, përkatësisht zgjerim të përdorimit të saj por përsëri të kufizuar kur tha se vendosje e gjuhës shqipe në monedhën Denar dhe uniformat e policisë dhe ushtrisë qenka kundër kushtetuese.

Sipas VMRO-DPMNE, siç thuhet në kumtesë, Zaev qenka “kriminel… i kushtëzuar” i cili kinse qenka duke u bërë gati që t’i shes interesat shtetërore të Maqedonisë dhe ta shkatërrojë atë. “Ai dhe kriminelët e LSDM mendojnë se do ikin përgjegjësisë nëse shesin interesat e larta shtetërore dhe të pajtohen për shpërbërje të Maqedonisë,” shkruan partia e Gruevskit. “Ai dhe kriminelët e LSDM mendojnë se do ikin përgjegjësisë nëse shesin interesat e larta shtetërore dhe të pajtohen për shpërbërje të Maqedonisë,” shkruan partia e Gruevskit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat