LSDM: Armiku i vetëm i Maqedonisë është udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Armiku i vetëm i Maqedonisë është udhëheqësia e OBRM-PDUKM-së

Më: 2 prill 2017 Në ora: 12:49
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

LSDM-ja ka reaguar ndaj OBRM-PDUKM-së të cilët thanë se nuk do të lejojnë që Qeveria e Tiranës të udhëheqë Maqedoninë. Nga LSDM-ja thonë se armiku i vetëm i qytetarëve të Maqedonisë është udhëheqësia kriminelee OBRM-PDUKM-së, të cilët sipas LSDM-së, po tentojnë të shpëtojnë duke viktimizuar qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

“Nuk është dashuri dhe patriotizëm t’i shkelësh dhe shkatërrosh institucionet e shtetit. Këtë po e bën OBRM-PDUKM për 10 vite, këtë po e bëjnë deputetët e Gurevski sot, duke bllokuar institucionet demokratike nëpërmjet bllokimit të Kuvendit. Këtë që po bën OBRM-PDUKM është dhunë mbi qytetarët dhe vendin”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM-ja gjithashtu kanë shtuar se Nikolla Gruevski nuk është populli, ashtu siç nuk është edhe OBRM-PDUKM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat