Zaev paraqitet në Gjykatë për rastin "Ryshfeti"

Maqedonia

Zaev paraqitet në Gjykatë për rastin "Ryshfeti"

Më: 3 prill 2017 Në ora: 10:43
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Ryshfeti”. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka arritur në Gjykatë bashkë me avokatët e tij.

Në seancën e fundit,  Zaev, nuk është paraqitur në Gjykatë, pasi siç tha avokati, Filip Medarski, ka qenë në Sarajevë që “t’i jepet çmimi si kryetari më i mirë i komunës në Evropën Juglindore”.

Në seancë nuk është paraqitur as dëshmitari i Prokurorisë, Ivan Nikollov Saçevaliev.

Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Zaev, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që të emërojë prokuror të ri, në vend të Vlladimir Milloshevski, i cili për momentin e paraqet akuzën në këtë rast, ndërkaq sipas palës mbrojtëse, i ka kaluar mandati më 30 nëntor të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat