Zaev: Po humbet durimin shumica parlamentare

Maqedonia

Zaev: Po humbet durimin shumica parlamentare

Më: 3 prill 2017 Në ora: 14:20
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ia bëri të qartë VMRO DPMNE-së dhe kryesuesit të Kuvendit Trajko Veljanovski se shumica parlamentare po e humb durimin dhe se së shpejti do ta merr kontrollin mbi shtëpinë ligjvënëse.

“Pakica dhe para së gjithash kryesuesi i Kuvendit duhet ta dijnë se shumica e deklaruar parlamentare ka të drejtë dhe obligim që ta merr kontrollin mbi Kuvendin. Kjo bëhet nëpërmjet zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit nga radhët e saj dhe kështu do të merrej edhe përgjegjësia  për udhëheqjen e Parlamentit. Shumica parlamentare nuk do të lejojë zvarritjen e kësaj pune deri në pafundësi, do ti zbatojë të drejtat dhe obligimet e saj Kushtetuese. Ekzistojnë shumë mundësi të cilat Kushtetuta, ligjet dhe Rregullorja e Kuvendit i lejon kur bëhet fjalë për vendimmarrje të shumicës së plenumit, dhe besoj se shumica do ta merr nën kontroll kryesimin e seancës” , tha lideri i LSDM-së Zoran Zae.

I pyetur për “Manifestin për Maqedoni të Vetme” të VMRO DPMNE-së, Zaev tha se kjo është një tjetër arsyetim për zvarritjen e proceseve dhe se madje edhe vetë VMRO DPMNE-ja nuk i beson asaj që e ka publikuar.

“Këto janë vetëm një grumbull arsyetimesh për ta zvarritur procesin. Procesi duhet të zhvillohet sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe kjo do të thotë se duhet të mbarojë pranim-dorëzimi i pushtetit…Mund të debatohet për gjithçka, por jo edhe të gjenden arsye banale me gjoja kërcënime të paqena ndaj Maqedonisë. Se gjoja gjithë ne duhet ta mbrojmë Maqedoninë, se dikush në çdo moment do na sulmojë ose do na marrë diçka. Me të vërtetë këto gënjeshtra më nuk kalojnë as edhe tek ata vetë”, ka deklaruar Zaev.

Zaev tha se me rëndësi është që proceset të vazhdojnë pasi këtë gjë e presin qytetarët. Hapi i parë drejtë lëvizjes së proceseve sipas tij, është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat