"Iniciativa Megafon" peticion për dorëheqjen e Ivanovit

Maqedonia

"Iniciativa Megafon" peticion për dorëheqjen e Ivanovit

Më: 4 prill 2017 Në ora: 12:46
Zoran Zaev

Pas këmbënglujes së Kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që të mos mandatoj Zoran Zaevin për të formuar qeverinë e re të vendit, një nismë e quajtur ”Iniciativa Megafon” ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për të kërkuar dorëheqjen e Ivanovit.

Peticioni është online dhe kërkon që kryetar Ivanov të dorëhiqet për shkak se, siç shkruan në nismë, e ka shkelur Kushtetutën e vendit dhe e shtynë Maqedoninë drejt paqëndrueshmërisë dhe problemeve përmes pengimit të transferimit të qetë të pushtetit.

Ata ia rikujtojnë Ivanovit rastin e SHBA-ve, ku Hillary Clinton fitoi 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por kolegji elektoral vendosi që fitues të jetë Trump-i.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat