Zaev-Bartol: Zhvillimi demokratik është me rëndësi të madhe për Maqedoninë

Maqedonia

Zaev-Bartol: Zhvillimi demokratik është me rëndësi të madhe për Maqedoninë

Më: 4 prill 2017 Në ora: 18:43
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev me shefin e NATO-s në zyrën e Maqedonisë, Gozard Bartol

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot u takua me shefin e NATO-s në zyrën e Maqedonisë, Gozard Bartol, me të cilin kanë biseduar për procesin e formimit të qeverisë së re dhe proceset e nevojshme reformuese që të hapet perspektiva drejt BE-së dhe NATO-s.

Zoran Zaev në këtë takim ka theksuar se prioritet i qeverisë së re do të jetë anëtarësimi në NATO. Dhe se fokusi drejt perspektivës euro-atlantike do të sigurojë stabilitetin e Maqedonisë.

Në takim nga të dy palët është konstatuar se është me rëndësi të madhe zhvillimi demokratik i Maqedonisë dhe është shpresuar se shtetit do të kthehet drejt asaj rruge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat