Poposki fajëson BE-në për krizën politike në Maqedoni

Maqedonia

Poposki fajëson BE-në për krizën politike në Maqedoni

Më: 5 prill 2017 Në ora: 15:41
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, e ka fajësuar Brukselin për krizën politike në vend. Ai ka theksuar se situata politike nuk do të përkeqësohej nëse vendi do të kishte perspektivë të qartë evropiane.

Sipas Alsat-M, Poposki ka shtuar se tejkalimi i krizës gjithashtu varet nga BE-ja, pra nëse kjo e fundit do të hapë bisedimet për anëtarësim, atëherë mund të ndodhë përfundimi i krizës politike.

”Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të besueshmërisë dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pa ndodhur një gjë e tillë shumë vështirë mund të kapërcehen edhe sfidat aktuale të politikës së brendshme”, tha Poposki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat