Zaev komunitetit rom: Do të jetojmë jetë cilësore, në një shoqëri të barabartë

Maqedonia

Zaev komunitetit rom: Do të jetojmë jetë cilësore, në një shoqëri të barabartë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 12:19
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e Ditës ndërkombëtare të romve, ka uruar përfaqësuesit e bashkësisë rome në Maqedoni. Ai thotë se romët në Maqedoni janë qytetarë të barabartë me të tjerët dhe shteti duhet të kujdeset për të drejtat e tyre.

“Qeveria e deritanishme i shkeli të drejtat themelore të njerëzve dhe lirinë e gjithë qytetarëve. Kjo veçanërisht reflektohet mbi shkeljen e të drejtave të qytetarëve rom. Të nderuar qytetarë rom, ndryshimet që i zgjodhëm së bashkë më 11 dhjetor po vijnë. Qeveria e re reformuese do të zbatojë konceptin e një shoqëria për gjithë qytetarët me liri dhe jetë me dinjitet, pa dallim të politikës, etnisë, fesë ose çfarëdo përkatësie tjetër”, shkruan Zaev në letrën e urimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat