Zaev: Gruevski mos të shpresojë, se amnesti nuk ka!

Maqedonia

Zaev: Gruevski mos të shpresojë, se amnesti nuk ka!

Më: 12 prill 2017 Në ora: 20:16
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka folur sot pas takimin me ambasadorin e Francës në Maqedoni rreth krizës politike në vend ku edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin se nuk do t’i jep amnesti Nikolla Gruevskit.

”Qeveria e re, qeveria jonë e reformave do të vazhdojë pasi të lëshojnë rrugë për të zbatuar programin ”Për jetë në Maqedoni” dhe për këtë kërkojmë transferim të qetë të pushteti. Ju bëjmë me dije Gruevskit dhe të afërmëve të tij se amnesti për krime nuk ka. Ligji duhet të vlejë për të gjithë. Qeveria do të formohet.” tha Zaev pas takimit me Christian Thimonie, ambasador i Francës në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat