Maqedoni: Zaev takon ambasadorin francez Timonie

Maqedonia

Maqedoni: Zaev takon ambasadorin francez Timonie

Më: 12 prill 2017 Në ora: 21:16
Kryetari i LSDM­-së Zoran Zaev me ambasadorin francez në Maqedoni, Kristian Timonie

Kryetari i LSDM­-së Zoran Zaev u takua me ambasadorin francez në Maqedoni, Kristian Timonie.Në takim, siç informoi LSDM, është konstatuar se është i domosdoshëm stabilizimi i shtetit përmes vazhdimit të proceseve demokratike në Maqedoni.

“Ekziston Programi për Qeveri të re reformuese të Maqedonisë unitare, i cili është dokumenti i vetëm valid për qytetarët dhe i cili garanton prosperitet për të gjithë njerëzit në Maqedoni dhe për shtetin. pason formimi i Qeverisë së re reformuese, vendosja e shtetit juridik dhe institucioneve të pavarura”, theksoi Zaev në takimin me ambasadorin francez Timonie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat