Reagon LSDM: Ivanov nuk mund t'i pengojë proceset demokratike

Maqedonia

Reagon LSDM: Ivanov nuk mund t'i pengojë proceset demokratike

Më: 15 prill 2017 Në ora: 14:53
Gjorge Ivanov dhe Zoran Zaev

LSDM ka reaguar ndaj intervistës së presidentit Gjorge Ivanov dhënë gazetës austriake “Wiener Zeitung” në të cilën mes tjerash ka thënë se ai nuk do të ja jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe se një qeveri pa mandat nga presidenti është jolegjitime dhe antikushtetuese.

Sipas LSDM, Ivanov nuk do të mund të pengoj vullnetin e qytetarëve duke mbrojtur kriminelë.

“Me këtë Ivanov është bashkëpjesëmarrës në krimin që po u shkaktohet qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvend. Kjo është një shumicë stabile parlamentare e cila është pushtet në këtë shtet. Shumica parlamentare ka për obligim dhe do të mbroj interesat e qytetarëve dhe shtetërore, me atë që do të formoj qeverinë e re reformatore. Gruevski dhe VMRO-DPMNE janë opozitë. Ivanov nuk do t’i pengoj proceset demokratike”, kanë thënë nga LSDM në reagimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat