Zaev – Bildt: Proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë

Maqedonia

Zaev – Bildt: Proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 16:01
Diplomati suedez, Carl Bildt, ne takim me lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Pas takimit me diplomatin suedez, Carl Bildt, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të çbllokohen proceset sipas Kushtetutës dhe se do të zgjidhet kryetari i Kuvendit.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se proceset demokratike janë të patjetërsueshme për përparimin e Maqedonisë. Zaevi është zotuar edhe për krijimin e shpejtë të Qeverisë së re.

Siç njoftojnë nga LSDM-ja, në takim është diskutuar edhe për, siç thonë, trysnitë që i bën pushteti në ikje mbi OJQ-të, për rrezikun nga bllokimi i sistemit të tërë shtetëror nëse nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit që duhet të shpallë zgjedhje lokale.

Në takim është konkluduar se janë të nevojshme reforma urgjente në sferën e pavarësisë së gjyqësisë dhe institucioneve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat