Zaev-Ivaniq: Stabiliteti i Maqedonisë është me rëndësi të madhe për rajonin

Maqedonia

Zaev-Ivaniq: Stabiliteti i Maqedonisë është me rëndësi të madhe për rajonin

Më: 19 prill 2017 Në ora: 20:37
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot realizoi takim me delegacionin e Bosnjës e Hercegovinës i udhëhequr nga kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq. Në takim, njoftojnë nga LSDM, është biseduar për përparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për rëndësinë e zhbllokimit të proceseve demokratike në vend.

“Është formuar në mënyrë legjitime shumicë prej 67 deputetëve në Kuvendin e Maqedonis, e cila e përfaqëson vullnetin e rreth 700 mijë qytetarëve, të cilët në zgjedhje të besueshme zgjodhën ndryshime, bashkim dhe përparim ekonomik të vendit. Institucionet e sistemit dhe subjektet politike në vend kanë përgjegjësi të sigurojnë transferim të qetë të pushtetit që është në interes të shtetit të Maqedonisë”, deklaroi Zoran Zaev në takim.

Së bashku bashkëbiseduesit konstatuan se stabiliteti dhe paqa në vend janë me interes të lartë për qytetarët e Maqedonisë, gjithashtu edhe për vendet e rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat