Shkollat në Kërçovë me probleme të mëdha

Maqedonia

Shkollat në Kërçovë me probleme të mëdha

Më: 22 prill 2017 Në ora: 16:46
Shkolle ne Kërçovë

Të dy shkollat e mesme në Kërçovë “Drita” dhe “Mirko Milevski” si dhe tri shkolla fillore për disa vite me radhë janë me llogari bankare të bllokuara për shkak të borxheve të mëdha. Kjo gjë e pamundëson funksionimin normal të tyre.

Drejtori i SHM “Drita” Nebi Bilalli për Alsat thotë se për shkak të kësaj situate nuk mund të sigurojnë as pajisjet bazë, si shkumës, e lëre më të paguajnë faturat për energji elektrike apo ujë. Në këtë moment borxhi vetëm në SHM “Drita” është 15 milion denarë.

Bilali thotë se shumë nga kompanitë e transportit, nëpërmjet përmbaruesve tashmë e kanë bllokuar shkollën. Nga Komuna e Kërçovës thonë se borxhi i përgjithshëm i të gjitha shkollave në territorin e tyre në këtë moment është më shumë se 700.000 euro. Sipas tyre, kjo është shuma e përgjysmuar e borxhit të vitit 2014 i cili ka qenë 1.6 milion euro. Një problem serioz për arsimin e Kërçovës është edhe rënie drastike e numrit të nxënësve sidomos të atyre të regjistruar së fundmi.
Në shkollën e mesme “Drita” vetëm këtë vit janë regjistruar 50 nxënës më pak se vitin e kaluar, ndërsa për tri vitet e fundit ai numër është 150.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat