Ambasadorët e Suedisë, Holandës dhe Sllovenisë në Maqedoni kundër zgjedhjeve të reja

Maqedonia

Ambasadorët e Suedisë, Holandës dhe Sllovenisë në Maqedoni kundër zgjedhjeve të reja

Më: 25 prill 2017 Në ora: 17:56
Ambasadorët e Suedisë, Holandës dhe Sllovenisë në Maqedoni

Ambasadorët e Suedisë, Holandës dhe Sllovenisë në Maqedoni, mbajnë qëndrimin se zgjedhjet në dhjetor ishin korrekte, të drejta dhe me rezultat të pastër, që sipas tyre edhe kanë shkaktuar tërmet të vogël politik.

Ata theksojnë se nuk ka nevojë të organizohen zgjedhje të reja parlamentare, por është e nevojshme të zbatohen rezultatet e atyre tashmë të mbajtura.

“Nuk shoh nevojë për zgjedhje të reja, këtu janë rezultatet nga zgjedhjet e mbajtura në dhjetori vitin e kaluar dhe nuk ka arsye për përsëritje. Për momentin po ndodh procesi i vështirë për transferim të pushtetit, por kjo është demokracia dhe për këtë partitë duhet të bisedojnë mes vete”, u shpreh Milan Jazbec, ambasadori i Sllovenisë.

Ndërsa ai i Suedisë, Mats Staffanson, deklaroi se ata si bashkësi ndërkombëtare nuk shohin nevojë për përsëritje të zgjedhjeve, pasi sipas tij, shteti do të ndodhej në një situatë edhe më të vështirë se që është tani.

Ambasadorët janë të bindur se zgjedhjet e reja vetëm do ta shtynin zgjidhjen e krizës në Maqedoni. Ata thonë se sa më parë duhet të organizohen zgjedhjet lokale, pasi kjo sipas tyre, është më e mira për ekonominë e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat