Zaev: Do doja që Hoyt Yee të hënën të pritet nga kryetari i ri i Kuvendit

Maqedonia

Zaev: Do doja që Hoyt Yee të hënën të pritet nga kryetari i ri i Kuvendit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 21:43
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se shumica parlamentare ka të drejtë dhe obligim të merr përgjegjësi për udhëheqjen e parlamentit, si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zaev tha se ekzistojnë shumë alternativa, por refuzoi të tregojë planet e tyre për shkak se sipas tij, mund të shkaktohet situatë e padëshiruar nga oponentët politikë.

“Nuk dua të përsëritet 24 dhjetori ose diçka e tmerrshme për popullin e Maqedonisë, për shkak se kemi parë për çfarë janë të gatshëm OBRM-PDUKM-ja dhe partnerët e tyre të koalicionit”, u shpreh Zaev.

Ai gjithashtu tha se shumica do të ndërmerr të gjitha alternativat të cilat janë në përputhje me Ligjin, Kushtetutën dhe Rregulloren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat