BE, OSBE, NATO dhe SHBA: Dënojmë sulmin e organizuar, të zbardhet sa më parë

Maqedonia

BE, OSBE, NATO dhe SHBA: Dënojmë sulmin e organizuar, të zbardhet sa më parë

Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:24
Zoran Zaev i përgjakur

Shefat e përfaqësuesve të BE-së, OSBE-së, NATO-s dhe ambasada e SHBA-ve në Maqedoni mbrëmë kanë lëshuar kumtesë të përbashkët, në të cilën thonë se kanë përcjellur nga afër dhunën në Kuvend dhe se e dënojnë sulmin, siç e quajnë, të organizuar.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e organizuar në Kuvend i cili ndodhi më 27 prill. Ne jemi thellë të shqetësuar, për shkak se pushteti nuk arriti ta ndalojë këtë sulm dhe nuk mundësuan suguri për anëtarët në Kuvend dhe gazetarët e pranishëm. Sulmi ndaj institucionit shtetëror i cili është në zemër të demokracisë është edhe sulm mbi vetë demokracinë”, thuhet në kumtesën e përbashkët.

Ata presin që kjo dhunë të zbardhet së shpejti dhe organizatorët dhe kryerësit të dalin para drejtësisë, ndërsa gjykatësit të punojnë të pavarur.

Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe t’u ikin provokimeve, ndërsa politikanët të sillen me përgjegjësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat