Del videoja, momenti kur Zaev u tradhtua nga maqedonasit dhe u mbrojt nga shqiptarët

Maqedonia

Del videoja, momenti kur Zaev u tradhtua nga maqedonasit dhe u mbrojt nga shqiptarët

Më: 29 prill 2017 Në ora: 12:13
Zoran Zaev i përgjakur nga protestuesit maqedonas

Videot më të fundit të publikuara nga mësymja e paramilitarëve të VMRO-së në Kuvendin e Maqedonisë po nxjerrin në pah mos angazhimin e policisë në mbrojtje të deputetëve që ndodheshin në Kuvend.

Gjatë asaj nate u publikuan mjaft video teksa policët dilnin nga Kuvendi duke u lënë vendin paramilitarëve që të masakronin me shufra hekuri deputetët. E njëjta gjë konfirmohet edhe nga videoja e mësipërme.

Por, ndërkohë që policëtmaqedonas tradhtuan deputetët, përfshi edhe ata maqedonas, këtë nuk e bën policët shqiptar..

Ata ndërhynë në mbrojtje të deputetëve që ishin në sallë dhe që ishin rrahur keq, përfshi Zoran Zaevin si edhe Zijadin Selën.

Llokman Selimi, komandanti i një skuadre të Forcave Speciale të Policisë së Maqedonisë tregoi se ata ndërhynë duke u përballur gjoks më gjoks me paramilitarët duke u shpëtuar jetën deputetëve. 

"Në ndërhym që t'i shpëtojmë të gjithë duke mos parë nëse ishin shqiptar apo maqedonas. U plagosëm tre veta"., - tha Selimi.

Shqiptarët treguan edhe njëherë dëshirën për mbizotërimin e ligjit në Maqedoni por edhe një nga cilësitë më të mira të tyre, "besën" duke mos e lënë tjetrin vetëm edhe kur është në vështirësi.

Kjo u pasqyrua më së miri gjatë asaj nate, kur skuadra e drejtuar nga Llokman Selimi i shpëtoi jetën edhe Zoran Zaevit ndërkohë që ishte tradhtuar nga vetë maqedonasit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat