Memedi: Nuk kërkojmë nga patriotët e Facebook-ut të na trajtojnë si heronj apo tradhtarë

Maqedonia

Memedi: Nuk kërkojmë nga patriotët e Facebook-ut të na trajtojnë si heronj apo tradhtarë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 09:27
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi

Kryetari i RDK-së Vesel Memedi, sqarohet për opinionin nëpërmjet një postimi në Facebook, në lidhje me dhunën në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill 2017 dhe njëherit demanton komentet në rrjetet sociale sesi duhej vepruar në incidentin e Kuvendit.

Memedi ndër të tjera shkruan se asnjëri prej deputetëve nuk ka pas për qëllim që të bëhet hero i kësaj dhune, që njerëzit në Facebook të thurrin lavde apo edhe cilësime si tradhëtar dhe se këto cilësime të bëhen në bazë të punës konkrete politike në mbrojtje të interesit kombëtar.

Ai poashtu shkruan se nuk kërkohet që deputetët të trajtohen si heronj apo tradhtarë, vetëm pse nuk janë gjakosur disa prej tyre, apo edhe më keq të vritet dikush.

‘Duhet thënë mjaft patriotave të facebookut, që japin mendime dhe konkluza të ndryshme, sesi është dasht të veprojnë deputetët, ndërsa sot e kësaj dite përveç facebookut, nuk kanë parë kurrë ngjarje të tilla të dhunshme në jetën reale’, shkruan Memedi ndër të tjera.

Image
Postimi i Memedit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat