Zv.Kryeministri Festim Halili në Tiranë: Të përkushtuar për bashkëpunim pragmatik

Maqedonia

Zv.Kryeministri Festim Halili në Tiranë: Të përkushtuar për bashkëpunim pragmatik

Më: 2 maj 2017 Në ora: 13:44
Zv.Kryeministri Festim Halili në Tiranë

Zv.kryeministri i Republikës së Maqedonise, Dr.Festim Halili, në Tiranë realizoi takim me Ministren për Inovacion dhe Administratë Publike, znj.Milena Harito.

Bashkëbiseduesit diskutuan rreth historikut, themelimit dhe përvojave  mes dy institucioneve duke mos anashkaluar mundësinë për bashkëpunim të ngushtë institucional.

Shkëmbimi i përvojave mes të punësuarve në Administratë në dy shtetet ishte një tjetër temë e rëndesishme diskutimi, me zbatimin  e të cilës do përfitojnë instiucionet në fjalë.

Për të mbështetur këtë bashkëpunim, Dr.Halili theksoi mundësitë kyçe, atë të organizimit të trajnimeve të përbashkëta si dhe projekteve inovative rreth funksionimit të Administratës në dy shtetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat