Gruevski dhe Zaev nesër dhe pasnesër dalin para gjykatës

Maqedonia

Gruevski dhe Zaev nesër dhe pasnesër dalin para gjykatës

Më: 2 maj 2017 Në ora: 19:56
Foto arkiv - Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev

Pas një ndërprerjeje prej një muaj e gjysmë, nesër dhe pasnesër në bankën e të akuzuarve, njëri pas tjetrit, përsëri do të ulen liderët e dy partive më të mëdha politike maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, në rastet kundër tyre që po i udhëheq Gjykata penale në Shkup.

Seancat dëgjimore kundër Gruevskit dhe Zaevit vijnë një javë pas kaosit dhe dhunës në Parlament. Një nga rastet, për atë që është akuzuar lideri i VMRO-DPMNE, së bashku me 13 persona të tjerë i referohen dhunës së ngjashme të tillë (jo aq të përgjakshme) – para komunës Qendër në vitin 2013.

Nga Gjykata Penale sot në kanë mund të thonë nëse nesër dhe pasnesër do të mbahen seancat dëgjimore, apo do të shtyhen, përcjell TetovaSot. Nga atje nuk kanë lajmëruar as nëse ndonjëri nga palët ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Në faqen zyrtare të Gjykatës Themelore Shkupi -1, thuhet se në ora 10 më 3 maj duhet të mbahet seanca ku duhet të jetë Nikolla Gruevski, ndërsa më 4 maj në ora 10 seanca gjyqësore ndaj Zoran Zaevit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat