67 deputetë kërkojnë nga Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi

Maqedonia

67 deputetë kërkojnë nga Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi

Më: 3 maj 2017 Në ora: 12:31
Gazeta Zyrtare

Shumica parlamentare ka dërguar kërkesë deri te Gazeta Zyrtare që të publikohet zgjedhja e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit.

67 nënshkrime janë verifikuar në arkivën e Kuvendit dhe pritet që të ndodhë hapi i radhës në mënyrë që edhe zyrtarisht, Talat Xhaferi të merr pushtetin në Kuvend.

Nga kabineti i Xhaferit thonë se nuk presin pengesa pasi që vendimi për zgjedhjen e tij është nënshkruar edhe nga Ferid Muhiq e Goran Misovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat