Këta janë tre deputetët shqiptarë që paramilitarët e maskuar kishin planifikuar t’i vrisnin

Maqedonia

Këta janë tre deputetët shqiptarë që paramilitarët e maskuar kishin planifikuar t’i vrisnin

Më: 4 maj 2017 Në ora: 13:52
Dhuna në Maqedoninë

Pasi u bë një javë nga mësymja e Kuvendit të Maqedonisë nga paramilitarë të maskuar me nxitjen e VMRO-së, fakte të reja po dalin mbi planin real të sulmuesve.

“Një ish-funksionar i qeverisë me ndihmën e shërbimeve të një vendi fqinj, ka planifikuar likuidimin e tre deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë”.

Sipas portalit, qëllimi i këtij atentati ishte që vendi të futet në tensione të ashpra ndëretnike dhe të krijohen kushte për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mësohet gjithashtu se pjesë e skenarit për sulmin në Kuvend, ka qenë dhe realizimi i një proteste mbarëpopullore, në mënyrë që të realizohej sulmi dhe të fajësohej turma e protestuesve. Gjatë asaj nate u rrah keq Ziadin Sela, ndërkohë që mësohet se në shënjestrën e paramilitarëve kanë qenë edhe Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Të tre këta janë figura qendrore të partive shqiptare në Maqedoni dhe eliminimi i tyre do të shkaktonte edhe reagimin e ashpër të shqiptarëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat