Kur huliganët ushtronin dhunë në Kuvend, këta deputetë shqiptarë bënin selfie

Maqedonia

Kur huliganët ushtronin dhunë në Kuvend, këta deputetë shqiptarë bënin selfie

Më: 5 maj 2017 Në ora: 13:15
Dhuna në Kuvend

Deputetët e BDI-së dhe të Aleancës për Shqiptarët kishin gjetur kohë që natën e përgjakshme të 27 prillit të bënin “selfie” në Kuvendin e Maqedonisë. Momente këto që ushtrohej dhunë ndaj Ziadin Selës, Zoran Zaevit dhe deputetëve tjerë në sallën e konferencave.

Nëpër fotografitë e publikuara shihen deputetët: Artan Grubi, Xhevat Ademi, kryeparlamentari Xhaferi, Ejup Alimi, Rexhail Ismaili dhe Vesel Memedi nga Aleanca. Kujtojmë që kolegu i tyre Ziadin Sela ishte deputeti më i lënduar dhe në rrezik për jetë. Sela ende vazhdon trajtimin në spitalin e Tetovës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat