Zaev-Baily: Pres që Ivanov të përmbush detyrën kushtetuese për të formuar qeveri reformuese

Maqedonia

Zaev-Baily: Pres që Ivanov të përmbush detyrën kushtetuese për të formuar qeveri reformuese

Më: 5 maj 2017 Në ora: 15:01
Zoran Zaev dhe Jess Baily

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka pritur sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, Jess Baily me të cilin kanë folur për gjendjen politike në Maqedoni dhe sfidat për të ardhmen.

”Shumica parlamentare veçse ka krijuar kushte për të respektuar Rregulloren e Kuvendit dhe për të njoftuar kryetarin e shtetit Gjorge Ivanov për shumicën e re parlamentare dhe se e njejta duhet të bëjë qeverinë e re të vendit. Presim që Ivanov të përmbush detyrat kushtetuese dhe të jep mandatin. Qeveria e re reformuese do të ofrojë reforma për të gjithë qytetarët, pa dallime në dallime politike, etnike ose çfarëdo dallime tjera. E ardhmja e vendit është në NATO dhe në BE” tha Zaev sot pas takimit më Jess Baily. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat