Zaev me kritika ndaj deputetit të Besës

Maqedonia

Zaev me kritika ndaj deputetit të Besës

Më: 5 maj 2017 Në ora: 16:26
Zoran Zaev - Deputeti nga Levizja Besa

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë me televizionin bullgar BTV, ka treguar për ngjarjet e dhunshme që ndodhën të enjten e kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në pyetjen nëse intimimi i himnit të Shqipërisë nga ana e deputetit BESA, gjatë seancës, Zaev tha se kjo ishte një provokim.

Zaev tha se ai personalisht e dënon këtë rast dhe se në parlamentin maqedonas mund të këndohet vetëm himni i Maqedonisë.
“Çdo gjë që kam është Maqedonia, unë jam maqedonas, prindërit e mi janë maqedonas. Deri më tani në të gjitha mënyrat e mundshme dhe unë dhe kryetarët e partive shqiptare kemi konfirmuar se nuk do të ndryshohet kjo gjë. Kjo akuzë është vetëm një justifikim nga ana e VMRO-DPMNE që të mos të dorëzojë pushtetin, sepse kanë frikë nga përgjegjësia penale”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat