Ja cila është garancia e Zaevit drejtuar Ivanovit

Maqedonia

Ja cila është garancia e Zaevit drejtuar Ivanovit

Më: 13 maj 2017 Në ora: 22:05
Zoran Zaev dhe Ivanov

Garancionet që kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, duhet t’i dorëzojë tek presidenti Ivanov janë në fazën përfundimatare.

Nga LSDM thonë se këto garanca do të jenë të mjaftueshme që Ivanovi ta jep mandatin për formimin e qeverisë së re.

Sipas TV24 takimi mes Ivanovit dhe Zaevit mund të ndodh nga fillimi i javës së ardhshme ose të martën, pastaj pritet që deri në fund të javës Ivanovi edhe të deklarohet për dhënien e mandatit.

Nga LSDM-ja përsëri sot përmes një kumtese theksuan se ekziston program qeveritar i cili nuk cënon aspak unitaritetin e shtetit. Bashkë me nënshkrimet e LSDM-së janë të bashkangjitura edhe nënshkrimet e shumicës së re parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat