Zaev, kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë

Maqedonia

Zaev, kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 16:53
Zoran Zaev

Pas skadimit të afatit për paraqitje në, siç u quajt në media, “konkursin për vetëkandidim” për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), në këtë parti nuk kanë arritur kandidatura tjera pos asaj të liderit aktual Zoran Zaev.

Agjencia “Meta” bën me dije se përpos kandidaturës së vetme të tij, ai ka mbështetjen e të gjithë strukturat organizative dhe komunale të LSDM-së.

Megjithatë, zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov nuk jep detaje, sepse, siç thotë, të hënën do të shqyrtohen kandidaturat.

“Tani për tani nuk mund të dalim me informata sepse duhet njëherë të kontrollojmë se sa aplikime ka pasur në konkurs. Nesër do të mund të japim informata adekuate” shprehet Shilegov.

Sipas afateve të kandidimit, kandidaturat do të përcillen në Këshillin Qendror i cili më 17 maj, apo të mërkurën do ti konfirmojë propozim listat të kandidatëve për kryetar të LSDM-së si dhe anëtarë të Bordit Qendror dhe Mbikëqyrës. Më pas, ka afat prej 6 ditëve për prezantimin kandidaturave. Më 27 maj, në kongresin e LSDM-së do të zgjidhet kryetari i kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat