Milloshoski: Xhaferi ka mandat të jetë deputet, por jo edhe kryetar Kuvendi

Maqedonia

Milloshoski: Xhaferi ka mandat të jetë deputet, por jo edhe kryetar Kuvendi

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:12
Deputeti i LSDM-së, Antonio MilloshoskI

Deputeti i LSDM-së, Antonio Milloshoski, sot në një konferencë për shtyp deklaroi se OBRM-PDUKM-ja do të sillet në çdo mënyre të mundshme që mendon se do të jetë në të mirë dhe interes të shtetit. Ai e përsëriti qëndrimin se Talat Xhaferi ka mandat të jetë deputetë, por jo edhe legjitimitetin për të qenë kryetar i Kuvendit.

“Pa dallim për qëndrimet tona në Kuvend, kemi qëndrim parimor. Talat Xhaferi ka mandat të jetë deputet, por jo edhe legjitimitetin të jetë kryetar Kuvendi, sepse si njeri me ambicje për të qenë i pari së pari duhet ta mbrojë Rregulloren dhe jo i pari ta shkelë atë”, deklaroi Milloshoski.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, Milloshoski tha se duhet që sa më parë të mbahen, ndërsa sipas tij, LSDM-ja frikësohet për një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat