Kasami-Zhbogarit: Duhet të kemi Maqedoni të barabartë

Maqedonia

Kasami-Zhbogarit: Duhet të kemi Maqedoni të barabartë

Më: 16 maj 2017 Në ora: 13:12
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Sot, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u takua me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Në këtë takim u diskutua për aktualitetet politike dhe sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike.

Kasami është shprehur për një Maqedoni të barabartë për të gjithë, dhe si e tillë të jetë anëtare e denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Zhbogar u informua se për Lëvizjen Besa, kërkesa e Gjorgje Ivanov, që të ketë garanca me shkrim nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare nënshkruese të Deklaratës së Përbashkët, krijon një praktik të rrezikshme për funksionimin e shtetit dhe në veçanti për avancimin e mëtutjeshëm të të drejtave etnike të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat