Në Shkup organizohet aktivitet për përmirësimin e statusit të komunitetit LGBTI

Maqedonia

Në Shkup organizohet aktivitet për përmirësimin e statusit të komunitetit LGBTI

Më: 17 maj 2017 Në ora: 10:45
Ilustrim

Sot në orën 12:00, në Klubin e gazetarëve në Shkup, organizohet aktivitet për projektin e USAID-it për përmirësimin e statusit të komunitetit LGBTI, i implementuar nga LGBTI-Qendra për përkrahje – Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë.

Me këtë rast do të fillojë fushata për edukimin publik të projektit – “Të drejta për të gjithë”. Nëpërmjet këtij aktiviteti do të demonstrohet kontributi për të drejtat e njeriut, i Qeverisë amerikane, si edhe përfshirjen e lezbikeve, gejve, biseksualëve, transgjinive dhe personave interseks (LGBTI) në shoqërinë maqedonase.

Projekti i USAID për përmirësimin e statusit të LGBTI njerëzve, i cili filloi në shtator të vitit 2016, ka për qëllim të zhvillojë intergimin e komunitetit LGBTI në shoqëri, dhe të zhvillohen të drejtat e tyre në Maqedoni.

Sipas organizatorëve, ky projekt e përkrah zbatimin e të drejtës ndërkombëtare të njeriut në Maqedoni, si dhe strategjinë kombëtare për barazi dhe jodiskrimin në shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat