Zaev: Në afat sa më të shkurtë do të përpiqemi të formojmë qeveri

Maqedonia

Zaev: Në afat sa më të shkurtë do të përpiqemi të formojmë qeveri

Më: 17 maj 2017 Në ora: 13:46
Zoran Zaev

Mandatari për përbërje të qeverisë së re, Zoran Zaev sot pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov deklaroi se në afat sa më të shkurtë do të tentojë ta formojë kabinetin qeveritar. Ai në deklaratë për mediumet u obligua se qeveria e re do të jetë proevropiane dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë qytetarët me respektim të multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Do të punoj, si edhe deri më tani, me tërë zemrën dhe t’i lëmë anash dallimet, urrejtjen dhe politikat destruktive. Obligohem se do të punoj me të gjithë dhe qeveria e re do të jetë qeveri e të gjithë qytetarëve”, tha Zaev.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev tha se do të negociojë me BDI-në, Aleancën për shqiptarët dhe BESËN dhe se dëshiron që të gjithë ata të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re, njofton AIM.

Lidhur me heqjen e testimit ekstern me të cilin janë përfshirë nxënësit e arsimit të mesëm dhe fillor, Zaev tha se ai është premtim i dhënë para qytetarëve dhe se shpreson se para provimit të parë ekstern me vendim apo me ligj ky testim do të hiqet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat