Zaevi dhe Ahmeti janë dakorduar që të merren vesh në mënyrë më intensive

Maqedonia

Zaevi dhe Ahmeti janë dakorduar që të merren vesh në mënyrë më intensive

Më: 20 maj 2017 Në ora: 07:48
Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së dhe mandatari Zoran Zaev dhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk kanë biseduar për zgjidhjet kadrovike të ministrive resor dhe kjo temë është lënë për takimet e radhës, thuhet në njoftimin e shkurtë të LSDM-së pas takimit të dy liderëve.

Temat e takimit, që është e para në suazat e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, kanë qenë parimet e bashkëpunimit, qeveria reformuese dhe integrimet në NATO.

“Në periudhën e ardhshme do të intensifikohen dinamika dhe bisedimet mes dy partive, përfshirë edhe partitë që kanë dhënë mbështetjen për përbërjen e qeverisë së re të RM-së, pas çka do të kalohet në zgjidhje konkrete për ministritë resorë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së për takimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat