Bisedimet për qeverinë e re do të vazhdojnë edhe sot

Maqedonia

Bisedimet për qeverinë e re do të vazhdojnë edhe sot

Më: 20 maj 2017 Në ora: 09:31
Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti

Pas takimit të djeshëm të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev me atë të BDI-së, Ali Ahmeti, negociatat për ndarjen e resoreve do të vazhdojnë edhe sot.

Pas takimit nga LSDM përmes një kumtese njoftuan se takimet do të vazhdojë edhe më intenzivisht, ndrësa nuk dhanë më shumë detaje në lidhje me temat që janë folur në takimin e djeshëm.

Gjatë kësaj fundjave janë të mundura edhe takimet e Zaevit me dy partitë tjera shqiptare, Lëvizjen Besa dhe Aleancën për Shqiptarët.

Nga OBRM-PDUKM më herët kanë deklaruar se do të ndjekin me sy hapur veprimet e Zoran Zaevit dhe nëse ai devijon nga ajo që ka premtuar, ata do të reagojnë ashpër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat