Zaev: Do të jetoj në relacionin Shkup- Strumicë, do të flej në vilën e Kryeministrisë

Maqedonia

Zaev: Do të jetoj në relacionin Shkup- Strumicë, do të flej në vilën e Kryeministrisë

Më: 23 maj 2017 Në ora: 05:09
Zoran Zaev

Pasi lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re pas garancive që ai i dorëzoi se do ta mbrojë unitetin e shtetit, këto ditë është në negociata intensive për qeverinë e re me partië shqiptare, përcjell TetovaSot.

Vest, e ka pyeur se ku do të jetojë, apo në relacionin Shkup- Strumicë, apo në vilën e kryeministrit me familjen e tij, apo ka ndonjë plan të tretë.

“Planifikoj të jetoj në relacionin Shkup-Strumicë. Dy herë në javë kthehem në shtëpi. Fëmijët tashmë atje mësonjnë, atje kanë shoqërinë, kështu me gruan time kemi vendosur që ata të mbeten në Strumicë. Gruaja do të vijë me mua në Shkup, vetëm kur do të ketë ngjarje të rëndësishme. Do të flej në vilën e kryeministrit. Në Strumicë jetoj me nënën dhe babain tim, dhe ata do të na ndihmojnë në kujdesin ndaj fëmijëve si më parë”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat