Dhuna në Kuvend, asnjë veprim për deputetët që hapën dyert

Maqedonia

Dhuna në Kuvend, asnjë veprim për deputetët që hapën dyert

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:32
Kuvendi i Maqedonise

Prokuroria Themelore e Shkupit akoma nuk ka ngritur asnjë iniciative kundër 7 deputetëve të VMRO-së të cilët në pamjet e kamerave të sigurisë shihen se si ua hapin dyert e Kuvendit protestuesve, natën e dhunshme të 27 prillit. Nga atje thonë se janë duke bërë identifikimin e personave dhe më pas të njëjtit edhe do të ftohen në bisedë, njofton Alsat M.

Sipas Kushtetutës, deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të arrestohet pa miratimin e Kuvendit, vetëm në rast se është kryer vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej më së paku 5 vjet. Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin 200 në Alsat.

Incizimet e publikuara nga kamerat e sigurisë në Kuvend dëshmojnë se dyert e Kuvendit janë hapur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në video, deputeti i VMRO-së Sashe Vasilevski dhe Kërste Mukoski vërehen duke vrapuar dhe tentojnë që nga porta e mesme të heqin shulat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat