LSDM nesër mban Kongresin e partisë, Zaev kandidat i vetëm për lider

Maqedonia

LSDM nesër mban Kongresin e partisë, Zaev kandidat i vetëm për lider

Më: 26 maj 2017 Në ora: 15:50
Zoran Zaev

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë të shtunën do ta mbajë Kongresin e saj të 22-të me radhë, ku 700 delegatët do të zgjedhin kryetarin, si dhe anëtarët e Komitetit Qendror të partisë.

Deri më sot, lideri aktual Zoran Zaev është i vetmi kandidat i shpallur publikisht për të udhëhequr partinë. Nëse deri nesër në orën 11 nuk arrin asnjë kandidaturë tjetër, atëherë kandidatura e tij do të shqyrtohet dhe do të miratohet formalisht nga ana e anëtarëve të Komitetit Qendror, i cili do të ketë një seancë para Kongresit të paralajmëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat