MPB identifikon deputetët që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill

Maqedonia

MPB identifikon deputetët që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill

Më: 26 maj 2017 Në ora: 20:41
Kuvendi i Maqedonise

Ministria e Brendshme ka përfunduar identifikimin e shtatë deputetëve që hapën dyert e Kuvendit për kriminelët më 27 prill, njoftoi Ministrinë e Brendshme.

“SPB Shkupi, gjithashtu deri tek Prokurorina Themelore Publike Shkup ka dorëzuar edhe dy Raporte nga të cilat njëra prej të cilave i referohet masave të marra dhe aktiviteteve që lidhet me Urdhërin e verifikimit të të dhënave të plota personale për një total prej shtatë njerëz – deputet të Parlamentit dhe të tjera ka të bëjë me masat e deritanishme të marra dhe aktiviteteve”, përcjell TetovaSot deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Policia nuk ka zbuluar nëse bëhet fjalë për deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Ilija Dimovski, Johan Tarkulovski dhe Zhaklina Peshevska të cilët u panë në video regjistrimet e publikuara në media, ku shihen se si kanë hapur dyet e Parlamentit për kriminelët maqedonas të cilët përgjakën deputetët dhe gazetarët më 27 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat