LSDM-ja edhe katër vitet e ardhshme në duart e Zoran Zaevit

Maqedonia

LSDM-ja edhe katër vitet e ardhshme në duart e Zoran Zaevit

Më: 27 maj 2017 Në ora: 19:24
Zoran Zaev

LSDM-ja edhe për katër vitet e ardhshme do të drejtohet nga Zoran Zaev. Ky është mandati i dytë i politikanit nga Strumica, kurse për herë të parë u ulë në karrigen e kryetarit të social-demokrateve në vitin 2013, ku erdhi si pasardhës i Branko Cërvenkovskit.

Nga 723 delegatë të pranishëm, në kongres votuan 643, prej të cilëve mbështetje Zaevit i dhanë 597 delegatë. Njëkohësisht u zgjodhën edhe anëtarët tjerë të Kryesisë Qendrore.

Zaevi në mandatin e parë si kryetar i LSDM-së, ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2014, fitoi vetëm 34 deputet, kurse në tentimin e dytë, koalicioni i udhëhequr nga partia e tij fitoi 49 mandate, dhe për herë të parë po i jepet shansi që të formoj qeverinë e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat