APA: Qeveria e re krijohet më së voni të mërkurën, ja çfarë shkruan për partitë shqiptare

Maqedonia

APA: Qeveria e re krijohet më së voni të mërkurën, ja çfarë shkruan për partitë shqiptare

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 29 maj 2017 Në ora: 13:50
Zoran Zaev dhe Gjorge Ivanov

I mandatuari për kryeministër në Maqedoni, Zoran Zaev, sipas raporteve mediatike ka krijuar ekipin qeveritar. Lëvizja BESA, një nga tre partitë shqiptare që ishte pjesë e shumicës parlamentare, nuk do jetë pjesë e qeverisë, por do mbështet koalicionin në parlament. Ish ambasadori maqedonas në SHBA, Nikola Dimitrov është zgjedhur ministri i jashtëm, kolegët partiak të Zaevit, Radmila Sekerinska dhe Oliver Spasovski janë zgjedhur ministra të mbrojtjes dhe e brendshme respektivisht.

Qeveria e ardhshme pritet të marrë detyrën të martën në fillim në ora 11.00 ose më së voni të mërkurën në mbrëmje. Ajo duhet të marrë votën e sëpaku 61 nga 120 deputetët parlamentarë. Aleanca, BDI dhe LSDM sëbashku kanë 62 deputetë.

Zaevi ka premtuar se secili anëtar qeveritar që do ketë aktpadi nga Prokuroria Speciale, duhet ta lëshojë qeverinë. Së fundi Prokuroria Speciale ka hedhur akuza kundër Gruevskit dhe dhjetë anëtarëve të OBRM për financim ilegal të partisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat