Zaevi ka një porosi për administratën shtetërore, ja çka do të ndodhë me ta

Maqedonia

Zaevi ka një porosi për administratën shtetërore, ja çka do të ndodhë me ta

Më: 31 maj 2017 Në ora: 07:53
Zoran Zaev

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev ka siguruar të gjithë administratorët e punësuar në administratën qeveritare dhe institucione të tjera shtetërore se nuk do të largohen nga puna.

Ai ka theksuar se nuk do të ketë revanshizëm ndaj të punësuarëve që janë punësuar në baza politike. Por ai tha se ka një zgjidhje, informon INA.

“Çdo kush le të jetë i shlirë dhe të punojë. Do të aplikohet puna me dy turne dhe do të ketë efektivitet më të madh në administratë”, theksoi Zaev gjatë fjalimit të tij me rastin e shpalosjes së programit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat